E tmerrshme: Me shqelma e grushte rrahet një vajzë në Pejë
Rrahjet mes njerëzve janë bërë të shpeshta, sidomos të atyre që bëhen në mes të rrugëve. Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës ku janë përfshirë katër vajza.
Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë. Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.
E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me kokë për toke. Gazeta ka kontaktuar me Policinë e rajonit të Pejës dhe është në pritje të konfirmimit të tyre.
Kliko KËTU për videon