Lajme

E tmerrshme: Djemtë rrahin me biçikletë nënën e tyre në Gjakovë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, dy djemtë e kanë rrahur nënën e tyre me biçikletë.

Ndërkaq, të dyshuarit (djemtë) me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?