Lajme

E thotë Baton Haxhiu: Pas korrigjimit të kufijve me Serbinë, Kosova bashkohet me një Konfederatë më Shqipërinë

Foto: Blic InterView (Screenshot)

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, është i ftuari i radhës në emisionin “Blic Intervistë” me Astrit Gashin.

Duke folur për atë se si do të duket harta e Kosovës pas demarkimit të kufirit me Serbinë, ai tha se nuk do të humb territor shteti ynë.“Me kilometra katror do të jetë ngjashëm, me njohjen e shtetit të Kosovës, me Kosovën në OKB, dhe ndoshta me një Konfederatë me Shqipërinë në 10 vitet e ardhshme. Kështu do të duket Kosova në hartën ballkanike”, tha ai në “Blic Intervieë” me Astrit Gashin.

Foto: BLIC InterView (Screenshot)

Ai ka thënë se vetë nuk krijon harta, por shton ai, që është i kujdesshëm në atë që e thotë.“Besoj që këto që po i them, të gjithë do të befasoheni, por unë jo”, tha ai, raporton Gazta Blic.I pyetur për rrezikun që mund të këtë për Ballkanin, shkëmbimi eventual i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, Haxhiu thotë se nuk do të ketë luftëra të reja.

“Asnjë prej shteteve të Ballkanit nuk ka qenë e kujdesshme për Kosovën, nuk janë kujdesur që ne ta përmbyllim pavarësinë e Kosovës me ata kufij që i ka njohur Kushtetuta e Ahtisaarit, dhe me pakujdesinë e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe natyrisht se ka ardhur situate deri këtu”, tha ai.Sipas tij, askush nuk është i çmendur që të prek kufij.

Haxhiu duke e mbështetur idenë e Thaçit për “korrigjim kufijsh”, ka thënë se në këtë çështje një faktor me rëndësi të madhe janë edhe zhvillimet gjeopolitike, duke përmendur këtu qasjen e administratës Obama, ndikimin e shtetit të Rusisë, rolin e Turqisë.Ai është i bindur se korrigjimi i kufijve përmes demarkacionit, nuk do ta prish paqen dhe sigurinë në Ballkan.