Lajme

E teprojnë me çmimin, ja sa kushton testi PCR në laboratorët privatë

Testimi PCR për Covid-19, në laboratorin privat “Olive medical-laboratory”, qytetarëve të Kosovë po u kushton 65 euro.

Një çmim të tillë ka hasur sot edhe qytetari R.L i cilit kur ka shkuar në këtë klinikë “Olive medical-laboratory”, i është thënë se testi PCR kushton 65 euro, raporton arbresh.info

“Sot shkova në klinikën Olive për me bo testin për covid19, po më thanë që kushton 65 euro testi PCR”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë që nga muaji gusht ka licencuar disa institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.