Lajme

E rriti 100 per qind taksën për Serbinë dhe Bosnjën, ministri Shala kërcënohet me jetë nga serbët

Pak ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind, vijnë kërcënimet e para nga serbët e zemëruar.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë kërcënime në llogarinë e tij në Facebook.

Pas vendimit që mori për ngritjen e taksës ndaj mallrave serbe, komentues serbë i janë drejtuar ministrit Shala me kërcënime për jetë.

Njëri nga komentuesit me emrin Zhelko Lepoja e kërcënon ministrin Shala se ‘do ta therin sikur lepurin’.

“Këtë do të ta bëjmë shqiptar – së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan ai, duke paraqitur edhe ikonën e thikave krahas flamujve rus dhe atyre grek.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?