Lajme

E rëndë, Durrës: Vritet babai 39 vjeç, plagoset i biri 19 vjeç. Skena horror me shkopinj bejsbolli e karrige të thyera

Një sherr i çastit ka përfunduar me përdorimin e armëve, e për pasojë ka humbur jetëm babai, e plagoset i biri. Djali ka marrë një plagë në dorë kurse i ati kishte marrë plumb në bark.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj premte rreth orës 20:00 në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar, në të cilin të dy janë banorë. Mësohet se ka ndërruar jetë Armando Baboçi 39 vjeç, e ndërsa djali Erald Gjini (ka ndërruar mbiemrin) 19 vjeç ka mbetur i plagosur.

Arratia e autorit ka zgjatur vetëm pak, pasi ai është kapur menjëherë nga policia, teksa janë shoqëruar nbashkë me të dhe 5 persona të tjerë, për të cilat uniformat blu nuk japin detaje për shkak të hetimeve.

Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për vdekjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi, pas sherrit në Durrës. Ndërkohë, njoftojnë se një tjetër i plagosur është paraqitur në spital, i identifikuar me inicialet E.T.., por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë ngjarjes ose jo.

“Në lidhje me informacionin e mësipërm ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A.B., 39 vjeç dhe E.Gj., 19 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B.

Po në lidhje me këtë informacion është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

Në pamjet që Report Tv sjell shihen në vendngjarje shkop bejsbolli, karrige. Fillimisht ka pasur një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, për pasojë u regjistrua një viktimë dhe një i plagosur.

Ndërron jetë një nga të plagosurit në Durrës. Mësohet se ka ndërruar jetë Armando Baboçi 39 vjeç i cili kishte plagë të rënda në bark, e ndërsa djali i tij Erald Gjini (ka ndërruar mbiemrin) 19 vjeç ka mbetur i plagosur.