Lajme

E rëndë: Viktima që u godit nga treni në Pejë ishte invalid me protezë në këmbë- Policia jep informacione të reja

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person është goditur për vdekje nga treni sot përballë Viva Fresh në Pejë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:35 polica është informuar se në hyrje të Pejës treni ka goditur një person, një qytetar. Vdekjen e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat janë duke u marrë me rastin për të kuptuar identitetin e personit”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali nga burimet ka mësuar se dyshohet se viktima ishte i shtrirë në binarët e trenit. Këtë e deklaruar edhe shoferi i trenit.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se viktima dyshohet se është invalid me protezë në këmbë, kurse sipas dëshmitarëve ai edhe sot gjatë ditës ka tentuar t’i jap fund jetës.

Mirëpo i njëjti është larguar nga Policia dhe zyrtarët e hekurudhave.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve trupi i viktimës është dëmtuar aq shumë, saqë identifikimi ka qenë i pamundur deri më tani.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?