Lajme

E rëndë: Viktima ka mbetur në rrugë, pritet ardhja e forenzikës në Zhabarë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Zhabarë të Mitrovicës. Një person ka vdekur në vend si pasojë e goditjes që pësoi nga një veturë që po kalonte andej, shkruan Mitropol, transmeton Gazeta Insajderi.

Lajmin e ka konfimruar edhe Policia e Mitrovicës. “Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore.

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike

Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare. Trupi i viktimës ka mbetur ende në rrugë, derisa pritet ardhja e Forenzikës për ta larguar trupin nga aty.