Lajme

E rëndë: Vetëvritet 24-vjeçari në Kosovë

Një 24 vjeçar humbi jetën sonte si pasojë e të shtënave me armë.

Edhe pse nuk u dhanë detaje shtesë se si ky i fundit mbeti pa shenja jete, nga poligoni i shenjëtarisë në Obiliq ‘Katana” kanë bërë të ditur se i riu ka kryer vetëvrasje.Përmes një publikimi në Facebook është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme, transmeton lajmi.net.

I NGJAJSHËMKLUBI I SHENJËTARISË NË OBILIQ: 24 VJEÇARI KA KRYER VETËVRASJEPoashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.
Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise.
Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.
Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves