Lajme

E rëndë: Mërgimtari nga Suedia godet për vdekje me veturë një 7 vjeçar në Lipjan

Një këmbësor ka vdekur dje në fshatin Rusicovc të Lipanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje. Policia e Kosovës ka arrestuar ngasësin e veturës i cili është shtetas i Suedisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Dje reth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Tutje ajo ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e tipit Audi dhe një këmbësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë. Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë Ahmeti.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.