Lajme

E rëndë/ Gjendet i mbytur një 56-vjeçar në Durrës, trupi i pajetë u pikas nga peshkatarët

Një 56 vjeçar është gjetur i mbytur këtë të dielë në Porto Romano në Durrës.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasit me iniciale B. B., rreth 56 vjeç është gjetur nga peshkatarët mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?