Lajme

E rëndë: 30-vjeçari shqiptar humb jetën në Gjermani, rrëzohet nga skela ku po punonte

Një 30-vjeçar shqiptar, Ijon Bushi, ka humbur jetën në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.

Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën. Ai ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri. Ata kanë mbledhur paratë e funeralit dhe disa para për nënën e tij.