Lajme

E papritur: Vjen një dorëheqje nga Vetëvendosje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me tërheqjen e tij nga Komisioni Parlamentar për Arsim

Sipas tij arsyeja është pakënaqësia e tij me veten dhe fakti që shumë ide të tij nuk janë mbështetur apo realizuar në komision.

“Arsyeja kryesore e dorëheqjes është pakënaqësia ime me veten, por dhe pamundësia që e kam përjetuar për të bërë më shumë, duke qenë se shumica e ideve dhe propozimeve të mia nuk kanë gjetur mbështetjen apo nuk janë realizuar në këtë komision”, ka shkruar Uka.

Gjithashtu ai i quajti të pavërteta thashethemet se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe sipas tij diçka të tillë nuk e ka ndërmend

” Angazhimin tim për edukimin e hershëm si bazament për ndryshim, arsimin cilësor, përfshirjen e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, hulumtimin shkencor dhe për shumë tema të tjera do t’i realizoj në Kuvendin e Kosovës edhe për një kohë, si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka përfunduar Uka

Përgjigje e shkurtër për medie

E vërteta është kjo: unë kam dhënë dorëheqje nga Komisioni Parlamentar për Arsim. Arsyeja kryesore e dorëheqjes është pakënaqësia ime me veten, por dhe pamundësia që e kam përjetuar për të bërë më shumë, duke qenë se shumica e ideve dhe propozimeve të mia nuk kanë gjetur mbështetjen apo nuk janë realizuar në këtë komision. Prandaj, e kam gjykuar që dikush tjetër mund të bëjë përfaqësim më të mirë duke mos u perceptuar si “pengesë”.

Ndërkaq, nuk është e vërtetë që jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe as që e kam ndërmend të bëjë diçka të tillë. Brenda apo jashtë Kuvendit unë do të jem në mbështetje të parimeve dhe vlerave të mirëfillta të Lëvizjes Vetëvendosje. Angazhimin tim për edukimin e hershëm si bazament për ndryshim, arsimin cilësor, përfshirjen e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, hulumtimin shkencor dhe për shumë tema të tjera do t’i realizoj në Kuvendin e Kosovës edhe për një kohë, si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje