Lajme

E papritur: PDK nuk merr pjesë në seancën e nesërme ku do të diskutohet referendumi serb në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç njofton Kuvendi, kjo është pika e vetme e rendit të ditës së kësaj seance.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet pas aprovimit të kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

Kurti më herët kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, për organizim të kësaj seance.