Lajme

E papritur: LDK-VV koalicion në Prishtinë?

Përparim Rama i bën ofertë Vetëvendosjes për koalicion në Prishtinë!

Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës po mbahet seanca inauguruese e kryetarit të ri, Përparim Ramës dhe asamblesë së kryeqytetit.

Pas inaugurimit, Rama do të vazhdojë negociatat për krijimin e koalicionit në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama i ka bërë ofertë zyrtare Lëvizjes Vetëvendosje për të qeverisur bashkë në Prishtinë.

Oferta e kryetarit vije pas dështimit për të gjetur gjuhën e përbashkët me PDK-në dhe partië e tjera për koalicion.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se oferta e LDK-së në Prishtinë është joshëse dhe pritet të merret seriozisht nga Vetëvendosje në kryeqytet


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?