Lajme

E PAPRITUR: Kryeministri jep dorëheqje

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje pas presionit të shkaktuar lidhur me një skandal korrupsioni.

Ai ka sugjeruar Ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, si zëvendësuesin e tij.

Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim pas bastisjeve në disa vende që ishin të lidhura me partinë e tij.
Ai mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për qëllime politike partiake.

Kurz tha se do të mbetet udhëheqës i partisë së tij konservatore Partia Popullore ÖVP.

35-vjeçari u bë udhëheqës i ÖVP-së në maj të vitit 2017, dhe e çoi partinë e tij drejt fitores në zgjedhjet që u mbajtën më vonë atë vit, duke u bërë, në moshën 31-vjeçare, njëri nga krerët më të ri qeveritar në botë i zgjedhur ndonjëherë në mënyrë demokratike.

Pretendimet lidhen me periudhën mes vitit 2016 dhe 2018 kur fondet e Ministrisë së Financave dyshoheshin se ishin përdorur për të manipuluar sondazhet e opinionit në favor të ÖVP-së.

Kurz dhe nëntë të tjerët, së bashku me tre organizata, ishin vënë nën hetim “nën dyshimin për shkelje të besimit… korrupsion… dhe ryshfet …, pjesërisht me nivele të ndryshme përfshirjeje”, thanë nga Zyra e Prokurorit për Çështje Ekonomike dhe Korrupsion në një deklaratë të mërkurën.
Më herët gjatë ditës, prokurorët kryen bastisje në kancelarinë, Ministrinë e Financave dhe shtëpitë e zyrat e ndihmësve të lartë të kancelarit.

Kurz i ka quajtur akuzat kundër tij si “të pabaza”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?