Lajme

E pamundur po vlerësohet iniciativa për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Formimi i Qeverisë së re duket se do të sjellë edhe shumë ndryshime në fushën e mbrojtjes dhe të sigurinë.

Në ekspozenë e tij, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti foli edhe për shërbimin ushtarak, raporton KTV.

Një gjë e tillë, nga ekspertët e sigurisë po shihet si pozitive në shumë aspekte.

Mirëpo, sipas Nuredin Ibishit, kjo do punë e buxhet.

Por, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, një gjë e tillë është e pamundur për shkak të kostos buxhetore dhe është në kundërshtim me planin 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri, që është miratuar në Kuvend.

Mirëpo, paralajmërimi i Kurtit është mirëpritur nga qytetarët.

Sipas tyre, shërbimi ushtarak i obligueshëm për tre muaj do të disiplinonte dhe edukonte të rinjtë.

E se si do të arrihet një gjë e tillë, qeverisja e re nuk ka dhënë detaje.

As në programin e bashkëqeverisjes mes LDK-së dhe LVV-së nuk thuhet shumë për shërbimin e obligueshëm ushtarak, vetëm se do të bëhet sipas praktikave të vendeve anëtare të NATO-s.

Ndërkohë që NATO-ja nuk e promovon shumë shërbimin ushtarak, edhe pse disa vende anëtare e kanë filluar këtë, për shkak të rrezikut nga terrorizmi dhe të tjera.

Për këtë, shkurt përmes telefonit, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë që çdo vendim që merret nga ekzekutivi do të zbatohet.

Aktualisht në Kosovë kryhet shërbim profesional ushtarak që nga mosha 18-vjeçare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?