Lajme

E mitura lind fëmijë, Policia vihet në kërkim të babait të fëmijës

Një vajzë e mitur nga Shqipëria ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas hetimeve nga njësitë policore, vajza është në bashkësi jashtë-martesore me një person i cili është shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vjet në qytetin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës është në kërkim të babait të fëmijës.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

“Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 28.09.2020 – 15:00. Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor.”


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje