Lajme

E mbështetën Albin Kurtin / Berat Buzhala tallet me diasporën shqiptare

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, është tallur mërgatën shqiptare.

Buzhala në statusin të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook e ka paraqitur lexuesin nga diaspora si ta padijshëm, sipas Buzhalës disa nga ta dinë as me shkru mirë në gjuhën shqipe, raporton Albanianshow

Kjo fyerje vjen pasi që në emisionin ‘DPT të Fidani’ mbrëmë në sondazhin që ishte bërë, Levizja Vetëvendosje doli e para nga votuesit të cilët në numër ishin më shumë nga diaspora.

Ky është statusi i tij i plotë

‘Zyrtare: Pas rezultateve te votimit ne DPT, Vetevendosje zyrtarisht shpallet fituese edhe per kater vitet e ardhshme. Plus votat e diaspores kane vlere te dyfishte. Posacerisht Skandinavia dhe Beneluksi”

Hurime te xhitheve, Albini Baba i kosov.’.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje