Lajme

E konfirmon Pacolli: Jemi afër koalicionit me LDK’në

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se asnjë parti nuk ka nevojë ta marrë partinë e tij pas vetes.

Ai thotë se partia e tij i krijon hapsirë vetes.

Pacolli thotë se janë afër koalicionit me LDK-në, por se nuk ka akoma koalicion.

“Nuk parti të vogla e të mëdha, jemi të njejtë. Unë kam luajtur rolin e një partie shumë të madhe. Kam zgjidhur ngërqe nga 2007 e këndej. Nuk ka nevojë asnjë parti ta marrë pas vete AKR-në, ne jemi në gjendje të krijojmë hapsirë për veten. Nuk jam hidhëruar me Isa Mustafën, asnjëherë nuk kam ikë por jam takuar me të e ja kam spjeguar situatën. Jam takuar rregullisht me Isa Mustafën. Relacioni që kam me zotrin Mustafa krijon mundësi bashkëpunimi, nuk kemi koalicion, dy herë jemi taku e dy herë kemi bisedu për koalicion. Jemi afër. Ne do i kemi 10-15 kandidatë në listën e LDK-së”, deklaroi ai në T7.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?