Lajme

E konfirmon Haziri: Ka marrëveshje për kandidat konsesual për kryetar të LDK’së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kanë arritur marrëveshje brenda kryesisë për një kandidat konsensual për kryetar të partisë.

Kryetari i Gjilanit, duke mos dashur të tregojë se për cilin emër janë pajtuar që të jetë kandidat konsesual për kryetar, ka thënë se kjo do të merret vesh nesër në ora 10, pasi të fillojë Kuvendi Zgjedhor.

LDK sot gjatë ditës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, në prag të Kuvendi Zgjedhor që pritet të mbahet nesër.

LEXO EDHE:

Veseli i përgjigjet Presidentit: Nuk do të ketë mandatar tjetër për Kryeministër


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?