E konfirmon Haradinaj: Abelard Tahiri më ka kërkuar dorëheqjen, Veseli më tha mos e prano deri të kthehem nga Londra
Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Ministri Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.
‘Sot kam pasur një bisedë me Ministrin Tahiri i cili ka ofruar dorëheqjen”, tha Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit nuk ka bërë publike arsyet e thëna nga Tahiri.
“I ka përmendur të shumta arsyet por nuk po i bëj publike derisa të zyrtarizohet dorëheqja’, tha Haradinaj në Pressing në T7.
Haradinaj tha se kryetari i PDK’së Kadri Veseli i ka kërkuar atij që të mos pranojë dorëheqjen e Tahirit derisa Veseli të rikthehet nga Londra për bisedime të tjera.
Sipas të parit të Qeverisë PDK ka tendencë për riformatim të ministrive me të cilat udhëheq.