Lajme

E kobshme: 2-vjeçari humb jetën nga Covidi, po trajtohej në QKUK

Virusi korona i ka marrë jetën edhe një fëmije 2 vjeçar, i cili ishte i shtrirë në klinikën e Pediatrisë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari për shëndetësi, Bujar Vitija.

Sipas tij, fëmija kishte edhe diagnoza të tjera.

“Ka humbur jetën nje femije dy vjeç ne Pediatri te QKUK-se. Femija ishte i prekur nga virusi korona dhe fatkeqesisht kishte edhe diagnoza te tjera”, ka shkruar Vitija.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?