E infektuara në Kaçanik kishte ardhur nga Shkupi, ishte në një rast vdekje
Në qytetin e Kaçanikut është rikthyer përsëri koroanvirusi. Indeksonline mëson se burim i infeksionit ishte një grua e ardhur nga Maqedonia Veriore.
E njëjta ishte në një rast të vdekjes, në familjen e saj. Mësohet se të gjithë personat që kishin kontakt me të infektuarin janë vet-izoluar.
“Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19”, ishte apeli i QKMF-së në Kaçanik.
Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.