Lajme

E frikshme! Shkëputet ajsbergu me sipërfaqe 300 km2

Një ajsberg me sipërfaqe 300 km katrorë u shkëput nga Antarktida, një fenomen që kërcënon të rrisë edhe më tej nivelin e deteve. Sipas pamjeve të kapura me satelit nga Agjencia Europiane Hapësinore, masivi i akullit është pak a shumë i madh sa ishulli i Maltës. Ai u shpërbë me shpejtësi në copa më të vogla.

“Ishte një pamje tmerruese por edhe e bukur”, tha Mark Drinkwater, shefi i Divizionit të Misioneve Shkencore për CNN. “Është e qartë që shkëputja vjen prej ndryshimeve klimatike, që kanë një impakt drastik tek akullnajat”. Edhe pse e bëri të qartë që shkëputja e ajsbergëve është një proces natyral, Drinkwater e bëri të qartë që ritmi i shkrirjes në perëndim të Antarktidës është më i madh se kudo.



LEXO EDHE:  Veliu e quan Vjosa Osmanin përkthyese të Thaçit