Lajme

E dhimbshme: Vdes rrugës për në spital shoferi i kamionit që goditi murin e një shtëpie

02 Press raportoi më herët për një aksident në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku një kamion ishte goditur për murin e një shtëpie. Shoferi i kamionit ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar pronari i firmës së kamionit “Riza Trans”, Riza Avdyli.

Sinjalizuesit bëjnë të ditur se shoferi ka ndërruar jetë derisa ishte rrugës me autoambulancë për në spitalin e Gjilanit.

Sinjali ka siguruar edhe pamje se ku ka ndodhur aksidenti teksa shihet se aty kishte mbërritur edhe autoambulanca.