Lajme

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë 8-vjeçarja nga Rahoveci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kelmendi të fshatit Kramovik, në Rahovec. Pas një sëmundje të rëndë, Troja Kelmendi, 8-vjeçare ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Turqisë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga faqja e fshatit Kramovik, ku kanë njoftuar se ende nuk dihet kur do të mbërrijë trupi i pajetë i vogëlushes, për shkak të motit që po mbretëron në Turqi.

“Pas një sëmundje të rëndë në moshën 8 vjeçare në një nga spitalet e Turqisë ka ndërruar jetë vajza e Mustaf Kelmendit, Troja Mustaf Kelmendi.

Në emër të të gjithë banorëve të fshatit Kramovik familjes Kelmendi ju shprehim ngushëllime më të sinqerta, i madhi Zot ju dhasht forcë ta përballoni këtë dhimbje.

Për shkaqe të motit të ftoftë dhe me borë që po mbretëron në Turqi ende nuk dimë se kur do të mbërrin trupi i pa jetë i Trojës në Kosovë

Për çdo gjë dhe datës së varrimit do të ju informojmë më kohë“, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?