Lajme

E dhimbshme: Pacienti shtrihet në korridor në klinikën ku trajtohen pacientët me Coronavirus

Spitalet publike shtetërore vazhdojnë të jenë të stërmbushura me pacientë të cilët janë të infektuar me Covid-19, apo edhe janë në pritje të bërjes së testit. Ne Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 280 pacientë si dhë në spitalet private janë 329 pacientë të tillë. Pra në total janë 608 kosovarë të shtrirë në QKUK e spitalet rajonale. Ndërkohë nga ta 414 janë të konfirmuar me Covid pozitiv, shkruan Gazeta Express.

Megjithëkëtë, nga spitalet rajonale, më i ngarkuari vazhon të jetë spitali i Pejës, Prizrenit dhe ai i Gjilanit.

Në Pejë janë të shtrirë 70 pacientë. Ndërkohë në Prizren janë të shtrirë 61 persona. E në Gjilan 59 kosovarë të tjerë janë të hospitalizuar si të konfirmuar apo edhe në pritje të testimeve për Covid-19.

E nga Klnikat e QKUK-së, me fluksin më të amdh të pacientëve është Klinika Infektive dhe ajo e Pulmologjisë.

Në Infketivë të shtrirë janë 112 pacientë të konfirmuar me Covid-19. E në Pulmologji janë 101 pacientë.

Ndërkohë në Mjekësine Sportive janë 27 pacientë me Covid 19.
Në Neurologji 37 si dhe 3 të tjerë në Klinikën Pediatrike.

Nga të gjitha këto shifra, 24 persona janë në respirator. 23 të tjerë në CPAP si dhe 376 të tjerë në oksigjenoterapi.

Në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues numri i atyre të cilët po e humbin jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Brenda 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar edhe 7 viktima të tjera të cilët për fat të keq e humbën betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 192 persona, shkruan Express

Ndërkohë, në vend sipas bilancit të fundit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, janë raportuar edhe 239 raste të reja me COVID-19.

E në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren./Express/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?