Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi dje u goditë nga rrufeja

Personi i cili u godit nga rrufeja dje në Llaushë të Skenderajt ka ndërruar jetë në spital, ka mësuar portali rajoni.org. Portali rajoni.org, mëson se bëhet fjalë për Xhavit Babajn, 62 vjeç.

Ddje rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, një 62-vjeçar se është goditur nga rrufeja. Ekipi mjekësor kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar 62-vjeçarit ndihmën e parë dhe me urgjencë e kanë nisur për në spitalin rajonal në Mitrovicë. 62 vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimit nga goditja e rrufesë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe tre persona tjerë kanë humbur jetën. IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima.