Lajme

E dhimbshme: Ky është 51-vjeçari që u gjet pa shenja jete te liqeni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 buzë liqenit në fshatin Livoç i Epërm i Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është 51-vjeçari, Ragip Byqmeti dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re mitrovicasja Shpresa Sejdiu

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në vendngjarje pranë trupit të pajetë të 51-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Kujtojmë se edhe ditë më parë, një person tjetër është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të martën në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Indeksonline kishte raportuar se viktima është Zekir Selimi. Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se me autorizimin e prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë