Lajme

Dyshimet për helmim të ujit në Han të Elezit, ministri Krasniqi viziton komunën

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë komunë.

Ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijes për qytetarët e kësaj komune.

Gjithashtu, ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente por gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pijshëm nga MBP-AME.

Sipas një komunikate, Kasniqi vizitoi fshatin Gorancë në të cilin po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.