Lajme

Dy persona ia grabisin qytetarit kuletën teksa po ecte në rrugën “Bill Clinton”

Një grabitje ka ndodhur para pak minutave në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Dy persona të dyshimtë i kanë grabitur kuletën një personi i cili po lëvizte saktësisht në rrugën “Bill Clinton”.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me grabitje, përpos që me rastin tashmë po merren njësitë e Policisë së Kosovës.

Duhet përkujtuar që së fundi ka patur një numër të madh të grabitjeve dhe vjedhjeve në mbarë vendin./Lajmi.net/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje