Lajme

Dy nga viktimat e sotme të koronavirusit vijnë nga këto komuna

Katër kufoma janë nxjerrë nga Klinika Infektive e QKUK-së para pak minutash.

Gazeta Sinjali mëson se një nga viktimat është një 68-vjeçar nga Peja dhe një 70-vjeçar nga Mitrovica.

Vdekjet nuk janë konfirmuar zyrtarisht as nga drejtues e infektologë të Infektivës, por as nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajvazaj, tha për Gazetën Sinjali se për këtë rast do të përgjigjet vetëm prokuroria dhe kjo është vendosur me urdhër të kësaj të fundit.

Por, për gjithë këtë situatë nuk është e njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, tha për Gazetën Sinjali se nuk ka informacion lidhur me këto raste.

Sipas tij, nëse ka diçka të tillë do të bëhet publike pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali raportoi në mëngjes se përreth klinikës ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus është parë numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.