Lajme

Dy fëmijë humbin jetën në një pusetë në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dy fëmijë në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një pus, shkruan Reporteri.net.

Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënesi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeqar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjeter i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë.”, ka thënë Hoxha për Reporterin.