Lajme

Dy ditë pas skandalit me vjedhje votash, lajmërohet Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar dy ditë pas skandalit me vjedhje votash, ku i implikuar ishte edhe burri i saj Dardan Stublla.

Haradinaj-Stublla, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e duartroket vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së.

“Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar. Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen”, ka shkruar ndër të tjera ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?