Lajme

Dy ditë pas kritikave nga vëllain i Gëzim Qerimit: Kurti shkon për homazhe në familjen e ish-luftëtarit

Dy ditë më parë, vëllai ish-luftëtarit Qerim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, ka kërkuar që të shpallet ditë zie për vëllain e tij që u gjetë i vrarë në mëngjesin e së enjtes, duke e fajësuar kështu Qeverinë Kurtin që nuk bëri sa duhet rreth kësaj çështje.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se ‘Albin Kurti duhet të turpërohet.

“Ra nga dora gjakatare Heroi yne QERIM KELMENDI dheAlbin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.Turp per te dhe Qeverine e ti”, ka shkruar ai tutje.

“Turp per Albin Kurtin. Ra nje hero ne rruge per ne shtepi.Ra nje veprimtar i radheve te para te luftes per liri. Ra nje nga themeluesit e pare te UCK-se qe ia sjelli lirine e Kosoves. Ra nga dora gjakatare Heroi yneQERIM KELMENDI dheAlbin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.Turp per te dhe Qeverine e ti.”, ka shkruar Kelmendi.

Teksa, sot kryeministri Kurti ka bërë homazhe për ish- luftëtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendi, shkruan Insajderi.

Kurti tha se Qerimi do të mbetet përherë një kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet.

“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”, ka thënë Kurti.

Trupi i ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit u gjet në fshatin Zahaq-Pejë, brenda një veture, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri./Insajderi.com


SHIKO VIDEON