Lajme

Duda Balje: Presidentja Osmani është gruaja më pozitive dhe më e bukur që njoh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka publikuar një pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Balje përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentja Osmani është gruaja më pozitive, stabile dhe më e bukur që ajo njeh.

“Për mua presidentja ime është femra më pozitive, më stabile dhe gruaja më e bukur që unë njof. Përceptimi vizuel është i ndryshëm por budallakia është gjithëherë e njëjtë”, ka shkruar Balje.