Lajme

Duda Balje: Do të votoj dhe flas si mendoj vet, jo si të do VV-ja

Në mes tensioneve dhe debateve të shumta në mes pozitës dhe opozitës është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

E gjithë kjo për shkak të propozimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, për largimin e dy anëtarëve nga ky komision, për siç u shpreh ai, mungesat e tyre të shumta.

Për shkak të mungesave në mbledhje të Komisionit, më shumë se tri, deputeti Muja ka kërkuar përjashtimin nga Komisioni të de Është shtyrë votimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karagjiq, nga Komisioni Hetimor për Energji.

Por është shtyrë votimi i kërkesës së VV-së për përjashtimin e deputetes Balje dhe deputetit Karagjiq, nga Komisioni Hetimor për Energji.

Balja madje e lëshoi paraprakisht mbledhjen.

Ajo deklaroi se do të vazhdojë të votojë dhe të flasë si mendon vetë, e jo si do Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar komisionin derisa të fillojnë intervistimet, pasi konsideruan se shumica nuk është serioze.

Mbledhjen e kaluar, Balje ka kundërshtuar propozimin e VV-së që intervistat të bëhen sipas periudhave të caktuara “Cik-Cak”, jo kronologjikisht./Lajmi.net/