Lajme

“Duam shtet të shanseve të barabarta”

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Frashër Demaj ka kërkuar që shteti i Kosovës të krijojë kushte dhe shanse të barabarta për qytetarët e vet, raporton Korrespodenti.

Ai ka thënë se përmes krijimit të shanseve të barabarta, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës të kualifikuar në fusha të ndryshme do ta gjejnë vetën shumë lehtë në tregun e punës.

“Shteti i Kosovës duhet të krijoj kushte dhe shanse të barabarta për qytetarët e vet. Në rrethana lojaliteti të bazuara në ligj të rinjtë dhe të rejat e Kosovës të kualifikuar në fusha të ndryshme do ta gjejnë vetën shumë lehtë në tregun e punës”, ka thënë Demaj.

“Duam shtet të shanseve të barabarta e jo shtet të kontrolluar nga oligarkët dhe klanet mafioze”, ka kërkuar ai.

Kujtojmë që akademiku Frashër Demaj, në këto zgjedhje garon me numrin 40 në listën e LDK’së. Ai njihet si një njeri intelektual i devotshëm dhe gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarë e Kosovës. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?