Lajme

Dua Lipa përfshihet në debatin Trump – Biden, përqesh stilin e flokëve të presidentit amerikan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka komentuar debatin e mbrëmshëm për zgjedhjet presidenciale në Amerikë mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Dua Lipa e cila njihet për qasjen e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka ironizuar me flokët e Donald Trump, shkruan Gazeta Express.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe floktari i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa sipër një InstaStory, duke përqeshur flokët e Trump-it.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

LEXO EDHE:  “Keqpërdorim me buxhetin”, Musliu udhëtoi në Kroaci me para të Komunës së Skenderajt (Dokument)

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.