Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë flet për situatën me pandeminë në kryeqytet

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka folur për situatën në kryeqytet që ka numrin më të madh të të prekurve me Covid-19 në vend.

Gashi tha se kjo komunë sot kaloi një ditë të rëndë pasi humbën katër qytetarë.

“Sot kishim një prej ditëve më të rënda me katër viktima dhe 380 raste të reja të cilat rezultuan të jenë pozitive me Covid-19”, tha Gashi.

Gashi tha se në Prishtinë po bëhet numër i madh i testeve.

“Është një numër mjaft i madh i testimeve dhe kjo është gjë e mirë”, shtoi ai.