Lajme

Dramë në Londër: Sulm në ndërtesën e “Sony”

Dy persona janë therë sot me thikë në qendër të Londrës, ndërsa policët kanë dalë në vendin e ngjarjes, në përfaqësinë kryesore të degës britanike të korporatës amerikane “Sony Music UK”, në Kesington, ka kumtuar policia londineze.

“Ka ardhur deri te therja në ndërtesë. Të gjithë janë kyçur nëpër zyre, por mendoj se ka arritur policia”, ka shkruar një grua në Twitter e cila ishte në ndërtesë.

Një prej punëtorëve, të cilët janë evakuuar, ka shpjeguar për “Daily Mail” se çfarë ka ndodhur.

“Kemi dëgjuar britmë në kuzhinë. E pastaj kemi vrapuar kah dalja emergjente”, ka thënë një prej të punësuarve.

Më vonë nga kjo kompani kanë konfirmuar se dy të punësuar në ekipin e tyre të kuzhinës kanë marrë pjesë në një grindje e cila u shndërrua në konflikt dhune, ka lajmëruar Reuters.

Policia e Londrës ka konfirmuar se më herët ka marrë thirrje pasi ka ardhur deri te një incident në Kesington rreth orës 11:00 sipas kohës lokale, transmeton Reuters.

Një person është arrestuar, ndërsa incidenti nuk trajtohet si terrorizëm, pretendohet në kumtesë./Insajderi.com.