Lajme

Dr. Ilir Kurtishi zgjidhet drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!

Në Klinikën e Onkologjisë është ndërruar drejtori. Pas konkursit në krye të kësaj klinike ka ardhur Dr. Ilir Kurtishi, raporton Korrespodenti.

Ai ka fituar më së shumti pikë në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Kurtishi doli me 87 pikë nga testi dhe 284 nga intervista dhe kështu me 371 pikë gjithsej u përzgjodh drejtor në Onkologji.

Kësaj pozite ia mësynë edhe tre mjekë të tjerë. Ish-drejtori Dr. Ekrem Hyseni doli i dyti me 360 pikë, e po aq kishte edhe Dr. Arben Bislimi, ndërsa Dr. Destan Azemi mbeti i fundit me 348 pikë. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?