Lajme

Dr. Fauci rekomandon mbylljen e këtij sektori

Dr. Anthony Fauci po paralajmëron që kafenetw dhe restorantet nuk duhet të hapen pasi hulumtimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregoi se njerëzit që darkuan kohët e fundit ose shkuan në lokale kanë dy herë më shumë gjasa të rezultojnë pozitiv për koronavirus.

“Kur keni restorante, në ambiente të mbyllura, në një situatë ku keni një shkallë të lartë të infeksionit në komunitet, nuk vëni maska. Ky është problem i madh!”, tha Dr Fauci në një intervistë për MSNBC.

“Kafenetë janë një vend me të vërtetë i rëndësishëm i përhapjes së infeksionit, nuk ka dyshim për këtë”, shtoi tutje kreu i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Hulumtimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), i botuar javën e kaluar, tregoi se njerëzit që kishin darkuar kohët e fundit kishin gati dy herë më shumë gjasa të dilnin pozitivë për koronavirus krahasuar me ata që nuk kishin qenë në restorante, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht nga raporti CDC, restorantet e Nju Jorkut do të lejohen të hapen në ambiente të mbyllura me 25 për qind të kapacitetit të tyre më 30 shtator dhe baret në Florida u hapën me kapacitet 50 për qind të hënën.

Dr Fauci tha se ai ‘ishte plotësisht dakord’ me rekomandimin e koordinatores task forcës për Shtëpinë e Bardhë, Dr. Deborah Birx, që baret dhe restorantet të qëndrojnë të mbyllura në disa rajone ku ka ndodhur shpërthimi i rasteve me Covid-19.