Lajme

Kush po e kërkon dorëheqjen e ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavci?

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duhet të japë dorëheqje, shkruan Gazeta Metro.

Shala përmes një postimi në Facebook, tha se Nagavci sot nuk kishte as guxim të dalë para kamerave, derisa e ardhmja e fëmijëve vazhdon të vritet.

‘’ ARBËRIE NAGAVCI DUHET TË JAPË DORËHEQJE. SOT NUK PATI GUXIM AS TË DALË PARA KAMERAVE.

Prap, 330 mijë nxënës të Kosovës pa asnjë aktivitet edukativ. E ardhmja e fëmijëve tanë po vazhdon të vritet’’, shkroi Shala.

Ky është reagimi i plotë:

”ARBËRIE NAGAVCI DUHET TË JAPË DORËHEQJE. SOT NUK PATI GUXIM AS TË DALË PARA KAMERAVE.
Prap, 330 mijë nxënës të Kosovës pa asnjë aktivitet edukativ. E ardhmja e fëmijëve tanë po vazhdon të vritet.
I tërë ballkani po mbanë mësim në një formë apo tjetër, përderisa MASHT-i po duket i pa aftë për të organizuar mësimin me prezencë fizike, te kombinuar apo online.”


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?