Lajme

Dorasi kishte qenë te shtëpia e 35 vjeçares edhe më parë: Kishte intervenuar Policia, i ishte gjetur edhe një armë

Policia e Kosovës tashmë ka arritur te shtëpia e familjes së gruas së vrarë. Detaje të reja vazhdojnë të dalin lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot në repartin e Gjinekologjisë, ku u vra një grua në javën e 41 të shtatzënisë. Disa prej familjarëve kanë treguar se dorasi e kishte vizituar shtëpinë e viktimës edhe në një rast tjetër, por që kishte ndërhyrë policia.

“Njëherë dorasi e ka vizituar shtëpinë e viktimës, por ka intervenuar policia. Në momentin e arrestimit, atëbotë i ishte gjetur edhe një armë, teksa kishte qenë në paraburgim për 48 orë”, tha ndër të tjerash ky familjar për Nacionalen.

Video më poshtë: