Lajme

Donjet Bislimi: PDK, adresë së vetme politike e UÇK’së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, sot është takuar me simpatizantët dhe strukjturat e partisë në Zhabar, raporton Korrespodenti.

Ai, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka shkruar se PDK ështëadresë së vetme politike e UÇK’së.

“Nga Ilirida dhe Zhabari, me krenari dhe plot dashuri. Urime fitorja e adresës së vetme politike të Ushtrisë Çlirimtare, Partisë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Kujtojmë se Donjet Bislimi ishte edhe asamblesit i PDK’së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku në zgjedhjet komunale të vitit 2017 doli edhe anëtari më i votuar i PDK-së për asamble komunale. Ai, po ashtu është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK). Edhe pse i ri në moshë, veprimtaritë e tij janë të mëdha, duke qenë Specializant i Epidemiologjise, Ligjerues universitar dhe aktivist humanitar.

Në këto zgjedhje, Donjet Bislimi garon me numrin 110 në listën e PDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?