Lajme

Donjet Bislimi: Partia Demokratike e Kosovës është fituese në këto zgjedhje

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ka deklaruar se në të gjitha vizitat që kishin deri më tani, morën mesazhin e qartë se Partia Demokratike e Kosovës është fituese në këto zgjedhje, raporton Korrespodenti.

“Më nuk e kam as më të voglin dyshim, nga Ilirida, Ura e Gjakut dhe Verrnica morëm mesazhin më se të qartë, Partia Demokratike e Kosovës është fituese në këto zgjedhje”, ka shkruar Bislimi.


Kujtojmë se Donjet Bislimi ishte edhe asamblesit i PDK’së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku në zgjedhjet komunale të vitit 2017 doli edhe anëtari më i votuar i PDK-së për asamble komunale. Ai, po ashtu është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK). Edhe pse i ri në moshë, veprimtaritë e tij janë të mëdha, duke qenë Specializant i Epidemiologjise, Ligjerues universitar dhe aktivist humanitar.

Në këto zgjedhje, Donjet Bislimi garon me numrin 110 në listën e PDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?