Lajme

Donjet Bislimi publikon video emocionuese: Momenti kur Kadri Veseli e kishte propozuar kandidat për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Donjet Bislimi, përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ka publikuar një video emocionuese, ku ish-kryetari Kadri Veseli, e kishte propozuar kandidat për deputet, raporton Korrespodenti.

“Për ty kryetar”, ka shkruar Bislimi në mbishkrimin e kësaj video.

Kujtojmë se Donjet Bislimi ishte edhe asamblesit i PDK’së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku në zgjedhjet komunale të vitit 2017 doli edhe anëtari më i votuar i PDK-së për asamble komunale. Ai, po ashtu është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK). Edhe pse i ri në moshë, veprimtaritë e tij janë të mëdha, duke qenë Specializant i Epidemiologjise, Ligjerues universitar dhe aktivist humanitar.

Në këto zgjedhje, Donjet Bislimi garon me numrin 110 në listën e PDK’së. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?