Lajme

Donika Kadajt i humb qeni, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Ish-deputetja Donika Kadaj Bujupi, ka njoftuar se ka humbur qenin e saj. E shqetësuar për fatin e tij, ajo ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacione të kontaktoj në numrin e telefonit.

Kadaj Bujupi thotë se ndjehet e mërzitur me zhdukjen e qenit të saj të quajtur “Lucky”.

Njoftimi i plotë:

Sot na ka humb qeni, Lucky.

E kemi prej shume vitesh e na ka merzit shume 🙁 po ma se shumti jemi te shqetsum mos e ka sulmu ndonje qen tjeter ne rruge.

Ne jetojme afer spitalit amerikan ne Veternik, por ka mundur me shku edhe ma larg, po ju lus kushdo qe e sheh me na lajmeru ne +38345600037. Fotoja nuk eshte e ktyre ditve, tash eshte i qethur.